Dakordësia mes Rithemelimit dhe Socialistëve për ngritjen e 2 Komisioneve Hetimore, ktheu palët në një seancë normale të kuvendit, pas 5 muajsh tensione.

Kryefjala e debatit ishte reforma zgjedhore. Kreu i PD, Lulzim Basha kërkoi që drafti i propozuar nga opozita të hidhet në votim, edhe pse sot është afati i fundit i komisionit.

Lexo edhe :Related Posts

“Lojërat e fjalëve nuk pijnë më ujë, ka dy vjet që komisioni nuk ka produkt sepse produktin e keni aty, e keni brenda. Për ndëshkimin e praktikave korruptive, Është e qartë pjesa më e dhimbshme për qytetarët, më e shtrenjtë në kuptimin e çmimit që doni ti impononi demokracisë. Produkt i kushtetutës së 2008, kërkoj ndjesë për këtë seps shkatërruan balancat institucionale, çdo gjë vendoset jashtë kësaj salle për interesat tuaja. Gjashtë muaj teatër, është e qartë që vendimin e keni marrë por shqiptarëve ia keni borxh tani ta hidhni në rendin e ditës. Jeni pro apo kundër listave të hapura, numërimit elektronik, votës së diasporës…”, tha Basha.

Enkelejd Alibeaj e quajti normalitet të rremë rikthimin e palëve në kuvend, duke nënvizuar se dështimi i komisionit të reformës zgjedhore, sipas tij është në funksion të pazareve të mazhorancës për ti shpëtuar drejtësisë.

“Në dhjetor të vitit 2022 është depozituar paketa e parë që adresonte rekomandimet e osbe-odihr por siç duket atëherë askush nuk e ka patur interesin për të drejtat e shqiptarëve. Ju doni ta vidhni votën, këtë e di unë por ka një vendim të gjykatës kushtetuese për votën e emigrantëve dhe listat e hapura. Nuk do të keni Pazar nga ne, siç duket jeni duke e përgatitur këtë pazar. Ai produkt që e kemi çuar ne në formë projektligji, ju nuk sollët asnjë projekt, i vetmi produkt është i joni, hidheni në votë, rrëzojeni. E kemi një detyrim edhe për tu gjykuar nga publiku. Shqiptarët të na gjykojnë ne me lista të hapura. Sot ka një paqë të rremë, një qetësi, ka vetëm një emërues të përbashkët, frika nga drejtësia, i shmangeni drejtësisë”, tha Alibeaj.

Deputetët e mazhorancës nuk e përjashtuan mundësinë e shqyrtimit të rekomandimeve.

“Sot mbaron afati i një komisioni që ka zgjatur më shumë se çddo komision tjetër dhe po presim produktin përfundimtar por duket që nuk do të ketë një të tillë për vetë mendësinë sesi e kanë trajtuar. Çfarë komisioni bipartizan mund të ngrihet mbi këtë premisë kur pakica vjen me një draft e dorëszojn në parlament dhe po deshët merreni po deshët lerni. ne po presim rekomandimet dhe do ti shqyrtojmë. Dhe padiskutim që do të mbajmë një qëndrim edhe këtu në parlament. Ne jemi ata që kemi thënë dhe kemi bërë në ligjin zgjedhor që emigantët duhet të votojnë.”

Ende pa nisur shqyrtimi i rendit të ditës, Lulzim Basha u përjashtua nga seanca për zaptim të foltores.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re