Mbledhja e sotme në Komisionin e Ligjeve është shoqëruar me debate.

Gjatë fjalës së tij Zv/min i Energjisë, Ilir Betja ka diskutuar me deputetin Gazment Bardhi, ndërsa i është drejtuar se në Elbasan një njeri ka mbetur i vdekur për shkak të tij.

Gjendja ka agravuar dhe Bardhi ka kërkuar që Bejtja të dalë jashtë mbledhjes.

Bejtja -Bardhit: Ke vrarë një njeri në Elbasan

Bardhi- Bejtjes: Ik more hajdut, dil përjashta

Pas debateve është ndërprerë edhe mbledhja.

Kujtojmë se në mbledhjen e Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut shqyrton:

1.Projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së garancisë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për marrëveshjen e huas, ndërmjet Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike, sh.a. (OSHEE), dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin e OSHEE-së për reagimin ndaj krizës së pandemisë Covid-19″

2. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes ndryshuese me shkëmbim notash të marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për zbatimin e programit për përgatitjen e studimeve të fizibilitetit dhe hartimit në nivel përfundimtar dhe studimin e impaktit mjedisor në sektorin e infrastrukturave, ratifikuar me ligjin nr. 86/2016”.

3. Projektvendimin “Për shpalljen e vakancës së katër anëtarëve të “ Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish – Sigurimit të Shtetit”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re