Është shoqëruar me debate dhe tensione mbledhja e djeshme në kryesinë e PD-së. Mbledhja nisi në orën 17:00 dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit, ku edhe u mori vendimi që me datë 29 Korrik, Partia Demokratike të organizojë procesin zgjedhor për të zgjedhur kryetarin e saj të ri.

Gazetarja Erneta Shevroja raporton se debate ka pasur edhe jashtë selisë, ku kanë qëndruar mbështetës të Lulzim Bashës. Gazetarja thotë se në momentet e fundit, ku disa deputetë braktisën mbledhjen pas debateve dhe tensioneve, mbështetësit e Bashës u janë drejtuar atyre me ofendime.

“Militantët, siç duket, kanë dashur një datë të afërt për zgjedhjen e kryetarit të ri. Ndërkohë që deputetët kanë thënë se procesi duhet të jetë i mëvonshëm pasi më përpara duhet të bëheshin përpjekje duhej të bashkohej dhe më pas të shkonte drejt zgjedhjes së kryetarit të saj.

Por siç e vendosi edhe kryesia, shumica e anëtarëve të saj kanë vendosur që ky proces të zhvillohet më përpara. Mund të themi se në PD ka nisur një përçarje e re midis atyre që mesa duket kanë marrë sinjale që Basha do të rikthehet shpejt dhe PD duhet të ketë shpejt kryetarin e saj dhe pjesën tjetër të deputetëve, të cilët mendojnë se së pari duhet të bëhen analiza se si doli PD me kaq humbje në zgjedhjet e fundit“, raportoi gazetarja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re