Skip to content

Debate në aktivitetin për viktimat e komunizmit, rë përndjekurit: Të largohet Fino

Vendosja e një memoriali për ish të internuarit dhe dënuarit politike në Lushnje ka mbledhur familjet e tyre në një aktivitet të organizuar nga autoriteti i dosjeve i cili është shoqëruar me debate.

 

Disa nga familjaret kanë shprehur pakëqësinë e tyre për faktin e se nuk janë përmendur emrat të afërmve.

 

Ndërsa pati edhe nga ata që braktisen aktivitetin pasi kërkuan largimin e deputeti Bashkim Fino. Ky i fundit tha se prania e tij në sallë ishte në respekt të atyre që vuajtën në burgjet e komunizmit.

 

Për ish të dënuarit politike e pasardhësit e tyre u çel një ekspozite fotografike me materiale arkivore të autoritetit të dosjeve dhe për herë të parë u publikuan dosje të asaj kohe.

 

Lushnja ka patur 13 kampe të internimi ku më i madhi cilësohet ai në fshatin saver. Aktiviteti u zhvillua në ditën evropiane të viktimave të regjimeve totalitare.