Taksa e Rrugës se Kombit ka ngjallur pakënaqësi tek banorët në Kukës të cilët janë të detyruar ta përdorin shpesh këtë aks. Për këtë arsye, Këshilli Bashkiak i Kukësit në mbledhjen e radhës i ka kërkuar qeverisë dhe parlamentit shqiptar anulimin e tarifës. Këshilltarët e djathte kanë bërë thirrje që qytetarët të ngrihen në protesta.
 
Përfaqësues të shoqërisë civile dhe qytetare thonë se taksa do të ndikojë në ekonominë e banorëve të rajonit.
 
Në anën tjetër, taksa prej 5 eurosh për të kaluar në Rrugën e Kombit ka sjellë edhe pasojën e parë negative të saj. Shoqëria e licencuar për të transportuar udhëtarët nga Kukësi në Tiranë dhe anasjelltas, ka bërë të ditur se janë të detyruar për të rritur biletën e udhëtimit.
 
 
Tarifimi i Rrugës së Kombit është kundërshtuar fuqishëm nga edhe shoqata “Biznesi për Biznesin”. Kundër vendimit ka dalë më herët edhe kryetari i Bashkisë Bashkim Shehu, si dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Abedin Oruçi.
 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re