Është shoqëruar me debate mbledhja e Këshilli për Legjislacionin dhe Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut.

Teksa deputeti Enkelejd Alibeaj, parashtronte pyetjet e tij për kreun e SPAK, Arben Kraja ka ndërhyrë deputetja e PS-së, Ermonela Felaj e cila ka kërkuar që pyetjet të jenë specifike dhe jo analiza. Ndërsa, një përgjigje e ashpër ka ardhur nga Gazment Bardhi, i cili e ka cilësuar Felajn si hajdute.

Pjesë nga debate:

Ermonela Felaj: Kërkoni të dhëna sasiore.

Enkelejda Alibeja: Këto diskutime janë të rëndësi.

Gazment Bardhi: Ermal Pishtari është patronazhisti i zotit Kraja, nuk jeni juve, Ju jeni Ermonela.

Ermonela Felaj: Sado që ti mund të jesh subjekt i veprës penale.

Gazment Bardhi: Po lere veprën penale. Ti je hajdute kokë e këmbë, vjen këtu, na tregon ne rregulloren. Po na le rehat. Na ndërhyn këtu. S’keni nevojë të ndërhyni.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko