Prej orësh vijon me debate seanca plenare e kësaj të enjte.

 

 

Deklarata të forta kanë lëshuar në Kuvend ndaj njëri tjetrit, Damian Gjiknuri dhe Agron Shehaj.

 

 

Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Socialiste e ka quajtur deputetin demokrat një idiot të dobishëm ndërsa ka ironizuar duke e pyetur se si një budalla mund të bëhet i pasur.

 

 

Nga ana tjetër, Shehaj i është përgjigjur duke e akuzuar si hajdut, frikacak dhe e ka paralajmëruar se do ta dërgojë në gjyq.

 

 

Damian Gjiknuri: Sa herë që del ky që unë them një idiot i dobishëm. Ta kam thënë, mos e shfrytëzo këtë foltore të zëvendësosh Gjykatën e Tiranës. Në gjyq je për shpifje, madje nuk je paraqitur, por nuk mund të shmangesh gjatë. Të them të drejtën, ti Agron je rast interesant. Ti sfidon ligjet e natyrës, sesi ka mundësi të bëhesh ti i pasur. Me këtë pamje dhe budallëqet që nxjerr nga goja.Ti duhet të jesh një rast i mirë për t’u studiuar dhe unë të simpatizoj, sepse me ty ngjall besimin e shumë njerëzve sesi mund të bëhesh i pasur. Për shkak të asaj që t’i transmeton. Po qe për ndërtim, shiko atë ndërtimin tënd te rruga e Ambasadës Hollandeze, se ke ndërtim aty dhe je i fshehur me emër tjetër.Më trego sekretin sesi një budalla bëhet i pasur sepse do i jepje shpresa miliona njerëzve.

 

Lindita Nikolla: Jo, zoti Shehaj nuk ka replikë mbi replikë. Nuk ka replikë mbi replikë. Mos u lut fare. Fjala për zotin Spaho.

 

Agron Shehaj: Mund të përgjigjem?! Më tha idiot dhe budalla.

 

Lindita Nikolla: Po, pasi ti i the hajdut.

 

Agron Shehaj: Për çfarë dreqin jeni aty, për çfarë dreqin jeni aty?!

 

Lindita Nikolla: Të lutem mos bërtit.

 

Agron Shehaj: Pse nuk i tërhiqni vërejtje?! Një hajdut. E kupton apo jo?! Hajdut, je frikacak, je hajdut. Të ka dalë boja, je një copë hajduti. Do dalim në gjyq.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re