Skip to content

Debate në Kuvend/ Gogu: Erion Veliajn e kam pasur mik dhe do ta kem gjithmonë! Doktor, të thërret gjaku i 4 jetëve

Arrestimi i kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj, shkaktoi debate gjatë seancës plenare sot në Kuvend.

Kreu i PD-së, Sali Berisha, akuzoi deputetin socialist, Toni Gogu se ai po i bën avokati Veliajt.

Në replikën e tij Gogu tha se Veliaj nuk ka nevojë për avokatinë e tij, teksa theksoi se Veliajn e ka pasur dhe do ta ketë mik gjithmonë.

“Thërret gjaku i katër jetëve atje doktor”, tha Gogu drejtuar Berishës per çështjen e 21 janarit.

Gogu: Ai nuk ka nevojë për avokatinë time. E kam pasur mik dhe do ta kem gjithmonë, sidomos në një ditë si kjo.  Avokatinë unë ja bëra këtij qyteti, sepse pikërisht ka një armik si ju. Meqenë se më bëtë disa pyetje për zotin, unë s’jam teolog, po kam shërbyer në kish, e dua Zotin, jam besimtar praktikant.

 E kam biblën këtu përpara, bibla fillon me një histori vëllavrasje dhe Zoti e pyet vëllanë, çfarë bërë,  dëgjo po më thërret nga toka gjaku i vëllait tënd. Patjetër kush ka vjedhur do të shkojë e do japi llogari me prova e të gjitha.

Thërret gjaku i katër jetëve atje doktor. Kjo është pyetja për drejtësinë, si hesht për një gjak që thërret aty dhe nxiton të gjejë gjilpërat nëpër fustane e nëpër kashtë.

“”