Vijon me debate seanca plenare në Kuvend e cila ka nisur prej ditës së djeshme. Sipas rednit të ditës po diskutohet për kandidatin e fundit të Gjykatës Kushtetuese dhe Avokatin e popullit.

 

 

Gjatë fjalës së tij, kryeministri Rama iu ka bërë të qartë opozitarëve se socialistët nuk do ta votojnë kandidatin e tyre për Avokatin e Popullit.

 

 

“Sa i përket avokatit, mbajeni se do ju duhet se keni probleme vulash dhe firmash, por nuk mund ta sillni këtu që ne ta votojmë, kemi marrë përsipër propozimin për avokat në të shkuarën, dhe kur ishim në opozitë nuk sillnim avokatin tonë, por një figurë që kanë pasur mundësinë që në mos mbështetjen me krahë hapur, por mbështetjen me votë, sillni avokat të PD që s’ka lënë gjyq pa humbur me ne. Kaq keq jeni kandandisur, deri këtu u hap pazari, s’mbeti njeri më, kështu që kjo nuk ka shans fare, s’ka asnjë përpjekje për të ngatërruar votimin, avokat i partisë suaj në luftë për vulën, nuk i  votojmë ne.”– tha Rama.

 

 

 

Nga ana tjetër, deputetët e opozitës kanë hedhur akuza se Kuvendi po manipulon procesin e zgjedhjen së anëtarit të Gjykatës Kushtetuese.

 

 

Kjo sipas tyre, ka ardhur sepse mazhoranca kërkon që të zgjedhë “të preferuarin” e tyre, Ardian Dvorani.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re