Me debate të ashpra është shoqëruar seanca ndaj ish kryeministrit Sali Berisha, mes prokurorëve të çështjes dhe avokates kryesisht Rabije Cenalia.

 

Kjo e fundit, e cila u zgjodh si mbrojtëse e Berishës nga gjykata ka kërkuar dy ditë kohë për tu njohur me dosjen, me argumentin se për këtë çështje është njoftuar mbrëmjen e djeshme në orën 20:00.

 

Nga ana e prokurorëve, duket se nuk është pranuar ky pretendim, duke i thënë Rabije Cenalias se do njoftojnë dhomën e avokatisë për refuzim mbrojtje.

 

“Do të njoftojne dhomën e avokatisë se avokatja refuzoi mbrojtjen”, kanë thënë prokurorët e SPAK.

 

“Nuk refuzova mbrojtjen. Më caktuat mbrëmë në orën 20.00. Ndaj dua kohën e nevojshme për të studiuar dosjen. Dua që të bëj një mbrojte efektive, prandaj më duhet koha e nevojshme”, tha thënë avokatja në replikën e saj me prokurorët e SPAK.

 

Ndërkohë që në një njoftim zyrtar për mediat, GJKKO bëri me dije se seanca ndaj ish kryeministrit do të zhvillohet në orën 15:00.

 

Ndërkohë, dje në mbrëmje prokurorët kërkuan zëvendësimin e avoktit që u zgjodh pasi Gjokutaj e Mëngjesi lanë gjyqin.

 

Artan Simoni kishte publikuar në rrjetin social, Facebook një status për Berishën, ç’ka solli edhe reagimin e djalit të tij, Shkëlzen Berisha.

 

Pas largimit të Simonit, gjykata zgjodhi si avokat kryesisht  Jalldiz Kastrati dhe Rabije Cenalia.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re