Ligji për bashkëqeverisjen ka shkaktuar debate gjatë seancës në Komisionin e Ligjeve.

Deputeti i Partisë Demokratike kërkoi shfuqizimin e disa neneve të projektligjit, ndërsa në tërësi e cilësoi si propagandë. Sipas demokratit ligji i hartuar shkakton konfuzion dhe është i padobishëm.

Enkelejd Alibeaj: Neni 4 të shfuqizohet, është i padobishëm. Në pikën një që ju thoni grup interesi, organizatë fitimprurëse që mbron interesat e një grupi, është tautologji, të thuash të njëjtën gjë.

Ju po krijoni konfuzion në legjislacion, jo vetëm që është i padobishëm ky ligji i propagandës por krijon edhe probleme te ligjet e tjera,” u shpreh ai.

Toni Gogu: Po lexoj rregulloren në rast se komisioni miraton në parim projektligjin ai fillon shqyrtimin dhe votimin nen për nen të tij.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re