Subscribe

Sikundër pritej, marrëveshja për investimin 2.1 mld euro në portin e Durrësit është kthyer në objekt debati mes mazhorancës dhe opozitës në komisionin e ekonomisë.

 

 

 

Debati u fokusua tek përfituesit fundorë të investitorit, që për qeverinë është biznesmeni MOHAMED Alabar dhe familjarët e tij, ndërsa për opozitën kemi të bëjmë me individë që janë të regjistruar te parajsat fiskale.

 

 

Përfituesit fundorë janë Alabar dhe famijarët e tij- u shpreh Elira Kokona zv/sekretare e KM.

 

 

 

Zyrtarët e qeverisë sqaruan se janë 80 ha tokë shtetërore ose 800 mijë metra katrorë që vihen në dispozicion, për të cilat grupi negociatorë i kësaj marrëveshje thotë se titulli nuk tjetërsohet, ndërsa sqarojnë se çfarë i mbetet shtetit.

 

 

 

“Janë 80 ha që i vihen në dispozicion investitorit ose 800 mijë metra katrorë. Vija brengdetare, baseni ujoë kalatatë hyrëse i mbeten shtetit”-u shpreh Besart Kadia.

 

 

 

Por pikëpyetjet e këtij projekti që kap shifrën e investimit prej 2.1 miliard euro, qeveria pretendon se ka marrë maksimumin e përfitimit.

 

 

 

“Ne kemi bërë një kalkulim, qe lidhem me zhvillimi e gjithë zonës dhe e themi  me rezevë se përfitimi arrin në 1.1 mld euro duke përfshirë dhe punësimin e 12 mijë individëve”- u shpreh Kadia.

 

 

Në total qeveria i ka falur investitorit 220 mln euro taksa. Ndërsa trualli i vënë në dispozicion aktualisht kap vlerën e 400 milionë eurove. Sipas qeverisë, investitori  nuk do të lejohet ta vendosë këtë pronë si garanci për të kërkuar financim nga banka.

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re