Shoqata e Ndërtuesve paraqiti në Kuvend shqetësimet e saj, lidhur me detyrimin qe ata kanë për të paguar, për strehimin e shtresave në nevojë.

 

Ndërtuesit informuan ligjvënësit, se pagesa prej 3% e sipërfaqes së objektit, nuk  mund dhe nuk duhet të jetë atribut vetëm i kompanive të ndërtimit.

 

Ata propozuan, që kjo taksë minimalisht të paguhet vetëm për pjesën që i mbetet në dispozicion ndërtuesve.

 

Në një objekt ndërtimit ku finalizohen 10 apartamente, 4 prej tyre i shkojnë pronarit të tokës. Pse ne ndërtuesit të mos paguajmë 3 %  e 6 apartamenteve që na mbeten neve në dispozicion, por paguajmë për të 10, dhe për pronarët e truallit. Jemi të gatshëm të kontribuojmë, por gjeni formën e duhur. Ju thoni ndërtimi, por pjesë e ndërtimit a nuk janë dhe kompanitë e hekurit, çimentos, tullave? Këta janë të gjithë jashtë loje-u shpreh Lugj Aleksi nga shoqata e ndërtuesve  .

 

Ne e ndjejmë veten të persekutuar, pasi s’jemi vetëm ne përgjegjës për të pastrehët, duhet të jetë e gjithë shoqëria- u shpreh  Agron Zala ndërtues.

 

Drejtorja e Strehimit Doris Andoni hodhi idenë e rikthimit të taksës për të pastrehët, një detyrim që kanë qënë më hërët, por u anulluan nga Fmn. Sipas saj zgjidhja ndaj këtij fenomeni do të ishte një pagesë nga e gjithë shoqëria.

 

Taksa për banesat sociale ka egzistuar që pas luftës së dytë botërore në disa shtete. Edhe ne e kemi patur por e hoqi FMN dhe tashmë kjo mbulohet nga buxheti I shtetit. Për mua do të ishte shumë e vlefshme, që secili që paguan detyrime të mbahej 1 % e pagës, për të krijuar një fond që do ti vinte në ndihmë këtij problemi. Por kjo I takon si vendimarrje poltikës- u shpreh Andoni.

 

Këto shqetësime u paraqitën në komsionin e Shëndetësisë, ku po diskutohet ligji për Strehimin Social.

 

Deri më tani taksa 3% që kanë paguar  ndërtuesit nuk është përkthyer në banesa, pasi shumë leje ndërtimi janë ende në proces, por në vlerë monetare, ku bashkia Tiranë mban peshën më të madhe.

 

Mbetët tashmë nësë ministria e Financave do të marrë në konsideratë ose jo shqetësimet dhe propozimet e Shoqatës së Ndërtuesve për këtë cështje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re