Mbledhja e Komisionit të Ligjeve ka nisur me debate mes deputetëve. Në mbledhje është thirrur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja i cili prezantoi në seancë ligjin për noterinë.

Pasi Manja mbaroi fjalën e tij, nënkryetarja e Komisionit, Dhurata Çupi nisi të drejtojë pyetje ndaj këtij të fundit. Por në këtë moment deputetët nuk ishin shumë të vëmendshëm, ndërsa kryetarja Klotilda Bushka kërkoi që të mbahej qetësi.

“Më falni a mund ta dëgjojmë zonjën Çupi”, tha Bushka. Në këtë moment ishin duke folur Oerd Bylykbashi dhe Damian Gjiknuri.

“Ndjesë, po flisja me këta të foltores”, tha Gjiknuri, duke shkaktuar të qeshura mes deputetëve të opozitës dhe maxhorancës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re