Skip to content

Debatet dhe përjashtimet nga PS/ Mirela Ruko: Rama është futur në bunker, Spiropali pjesë e një grupi të strukturuar kriminal! Presim “të flasë” Veliaj

111 6

Anëtarja e Këshillit Bashkiak të Tiranës dhe Sekretarja Organizative e Lëvizjes BASHKË, Mirela Ruko, ka komentuar zhvillimet e fundit në Partinë Socialiste dhe përplasjet brenda mazhorancës, pas përjashtimit të Elisa Spiropalit nga strukturat drejtuese të PS-së. E ftuar në emisionin “Minuta e Parë” në News24 me Ola Brukon, Ruko deklaroi se situata politike në Shqipëri karakterizohet nga një kryeministër që, sipas saj, është mbyllur brenda një bunkeri politik, të cilin nuk do të mund ta mbajë gjatë.

Ajo u ndal te Elisa Spiropali, duke e cilësuar si një nga personat që kanë ndarë pushtetin dhe duke rikujtuar se ajo e ka quajtur më herët Edi Ramën “Skënderbe”. Sipas Kukos, lëvizja e Spiropalit lidhet me zhvillimet brenda një grupi që kërkon të mbrojë veten nga përgjegjësitë për veprimet e kryera. Ruko deklaroi se Spiropali është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal dhe se, nëse dëshiron t’i dalë përballë së vërtetës, duhet të pranojë përgjegjësinë e saj dhe të tregojë se çfarë ka ndodhur brenda Partisë Socialiste. Ajo komentoi gjithashtu edhe situatën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, duke u shprehur se pritet që ai të flasë për zhvillimet dhe çështjet që e rrethojnë.

“Mendoj se në tërësi situata politike në Shqipëri është se kemi kryeministrin e vendit që është futur brenda një bunkeri. Spiropali është një prej personave që e ka ndarë pushtetin. Ajo e ka quajtur Skënderbe Edi Ramën, por këtë bunker ai nuk do ta mbajë gjatë. Ata duan të zhvasin nga e ardhmja jonë, ndaj ai bunker do t’i zërë.

E para që ka bërë këtë gjë është Spiropali. Ajo është pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Këta duan vetëm mbrojtje për krimet që kanë bërë.

Spiropali, nëse ka plan t’i dalë ballë së vërtetës, për atë që ka bërë, PS-ja, ku ajo ka fajin e vet, ta pranojë dhe të tregojë se çfarë kanë bërë të gjithë bashkë. Veliaj, po presim të flasë, jo se ka folur.”, tha ajo.