Është votuar në parim projektligji për Agjensinë e Bashkëqeverisjes, me votat e mazhorancës. Kanë qenë 12 deputetë që kanë votuar pro këtij projektligji në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që 6 ligjvënës janë shprehur kundër.

Ligji për Agjensinë e Bashkëqeverisjes është shoqëruar me debate të forta në Komisionin e Ligjeve, ndërkohë që kritikat nuk kanë munguar as nga vetë përfaqësuesit e mazhorancës si ish ministri Fatmir Xhafaj.

Kjo agjensi e cila ka shërbyer derimë tani për të denoncuar akte korrupsioni, apo mungesë shërbimi në administratën publike, tashmë do të rregullohet me ligj.

Fatmir Xhafaj, ish-ministër socialist tha se ligji në fjalë nuk është shkruar si duhet dhe lë shumë vend për interpretim, duke nisur nga kriteret që nuk thuhen për drejtuesin e saj, dhe deri te zbehja e rolit të sekretarëve në institucione të ndryshme përfshirë dhe ministritë.

Sipas Xhafajt duhet të ketë një raport në lidhje me numrin e rasteve që kjo agjensi ka marrë në shqyrtim, dhe duhet krahasuar në lidhje me letrat që çohen çdo ditë nga qytetarët nëpër institucione.

Kundër rregullimit me ligj të kësaj agjensie është shprehur në Komision edhe opozita. (Lexo edhe ketu lajmin)

Lexo lajmin:

“Atë dorën tregoja dikujt tjetër, po të pëlqeu, po s’të pelqeu…”, plas sherri në Komisionin e Ligjeve, Bardhi dhe Felaj i hakërrehen njëri-tjetrit, Bushka: Ua kam hequr mikrofonat të gjithëve

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re