Ish kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e ka konsideruar mbledhjen dhe vendimet e Kryesisë si një shenjë reflektimi brenda kësaj force politike.

 

Ndonëse caktimi i datës për zgjedhjen e kreu të ri të PD u shoqërua me një sërë debatesh mes deputetëve, Basha shprehet opotimist duke e konsideruar debatin brenda llojit si përbërës të demokracisë.

 

“Fryma e debatit konstruktiv me të cilën Kryesia e PD debatoi për më shumë se 8 orë për gjetjen e rrugës më të mirë në funksion të riorganizimit të PD, është shenjë e qartë e një reflektimi të thellë që ka nisur brenda familjes tonë politike.

 

Nuk ka gjë më demokratike se mendimet e ndryshme në një forum politik. Debatet dhe mendimi ndryshe duhen respektuar nga të gjjthë”, tha ai.

 

Në të njëjtën kohë Basha shton se vlerat e PD nuk mund të cënohen nga askush që ushqen kulturën e vjetër të përbaltjes.

 

“Vlerat demokratike që na drejtojnë në këtë rrugëtim të vështirë për ne demokratët nuk mund të cënohen nga asnjë individ.

Refuzoj dhe dënoj me forcë çdo përpjekje për tensionim që ushqen kulturën e vjetër politike të baltës dhe shantazhit me të cilën jemi ndarë njëherë e mirë dhe që duhet lënë pas”, përfundon ai.

 

Kryesia e PD pas 8 orësh mbledhjeje e diskutimesh caktoi datën 29 korrik si dita kur do të zgjidhet kreu i ri.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re