Në Kuvend po mbahet mbledhja e Këshillit të Mandateve për të shqyrtuar mandatin e ish-ministrit Arben Ahmetaj, pasi SPAK kërkoi arrestimin e tij.

Gjatë debatit të ashpër mes Gazmend Bardhit dhe Ermonela Felaj nëse seanca e Këshillit të Mandateve në Kuvend duhet të zhvillohej e hapur për publikun apo jo, sekretari i përgjithshëm i PD dhe kryetari i Grupit Parlamentar i është përgjigjur deputetes socialiste Felaj duke i kujtuar se emri i saj është në dosjen e sjellë nga SPAK.

“Emri yt është në këtë dosje. Ti ke frikë sepse emri yt është në dosje. Lëri njerëzit të kuptojnë që ti njësoj si Ahmetaj ke qenë pro ndërtimit të inceneratorëve. Je në konflikt interesi!” u shpreh Bardhi në debat e sipër.

“Mazhoranca ka frikë që shqiptarët të mësojnë të vërtetën për inceneratorët. Mazhoranca po ndihmon Ahmetaj që të arratiset dhe SPAK mos ta kapë atë”, shtoi më tej Bardhi.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re