Kreu i Grupi të opozitës, Gazment Bardhi, i është përgjigjur deklaratës së Lulzim Bashës pas debateve që Bardhi pati me deputeten Flutura Açka dhe Merita Bakiu në Komisionin e Edukimit.

Në reagimin e tij, Bardhi i thotë se sipas tij, tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari, por “strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla’.

Ndër të tjera Bardhi shprehet se ndihet i keqardhur nga debati me kolegët e opozitës, ndërsa shtoi se çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama.

LEXO EDHE: “Basha, zagar që ka shitur interesat e demokrateve”- Gazment Bardhi ‘shpërthen’ në Komision dhe përplaset me deputeten: Shërbëtor i regjimit

“Absolutisht i keqardhur nga debati me kolegë të opozitës! Por, është fakt i njohur që opozita është në një betejë kundër mazhorancës në Kuvend, dhe çdo opozitar duhet të jetë krah nesh në këtë betejë, dhe jo përballë njëlloj si Edi Rama. Tentativa për të provokuar me “normalitet të rremë” i kolegëve të opozitës, nuk mund të jetë kurrë strategjia e një opozitari. Ajo është vetëm strategjia e një të paburri, që vetë rri në shtëpi e kujdeset të shtojë katet në Kulla, ndërkohë që keqpërdor për fasadë të pazareve në kurriz të demokratëve, ndershmërinë e disa zonjave deputete, që vazhdojnë të besojnë gënjeshtrat e tij!”, thotë Bardhi.

Gjatë zhvillimit të komisionit, Bardhi ka “shpërthyer” në akuza ndaj Bashës, duke thënë se ai është “një zagar që ka shitur interesat e demokrateve dhe një shërbëtor i regjimit”.

LEXO EDHE:  “Jo me dorë, mos prek”/ Përplasje mes demokrateve në Komisionin e Edukimit! Gazment Bardhi i drejtohet Flutura Açkës: Mbylle mikrofonin

Ndërsa më pas reagoi Basha duke e cilësuar Bardhi dhe Nokën “burrecë të vegjël që janë shumë të dobët duke sulmuar zonjat me dhunë verbale”.

“Turp për këta burrecë të vegjël që mendojnë se duke sulmuar zonjat me dhunë verbale, tregojnë forcë. Kjo vetëm provon se sa të dobët janë”, shkruan Basha në rrjetet sociale.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re