Deputetja e partisë Demokratike, Flutura Açka, ka reaguar lidhur me debatet në Grupin Parlamentar të PD-së, ku disa prej ligjvënësve kanë kërkuar nga kreu i grupit largimin e saj si kryetare e Komisionit të Arsimit dhe Medias, me argumentin se po pengon punën e deputetëve të opozitës.

Açka në një reagim në rrjetet sociale shprehet se është njeri institucional dhe jo fugë politike, ndërsah shtoi se “do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale”.

Sipas saj, opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e që vrasin hije.

“Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët”, shkruan Açka.

Kujtojmë se kërkesa e deputetëve të PD është kundërshtuar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gazment Bardhi, i cili është shprehur se “ne na duhet bashkimi dhe jo përjashtimi”.

Postimi i Flutura Açkës

Ferra nga F(t)erra dhe vuajerizmi mediokër opozitar Unë jam njeri institucional dhe jo fugë politike. Do të iki kur duhet ikur si politikane institucionale.

Të paktēn nuk justifikoheni dot më që po bashkoni Opoziën. Opozitën e bashkojnë njerëz me zemër, jo Salierët politikë të rritur hijeve, e qē vrasin hije.

Sa për opozitën time personale, e kanë parë dhe e vendosin shqiptarët. I sfidoj meraklijtë politikë: hapni listat me Shqipërinë një zonë në votimet 2025!

Le të na gjykojnë shqiptarët vetë kë duan ose jo deputetë. Çështja është se skakierën e pritshme politike amorale, vetēm amoralët nuk e shohin.

LEXONI EDHE: “Nuk po përmbush rolin e opozitës”- Deputetët e Grupit të PD kërkojnë shkarkimin e Flutura Açkës si kryetare e Komisionit të Arsimit. Bardhi refuzon: Na duhet bashkim, jo përjashtim

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re