Deputeti i Partisë Demokratike Arbi Agalliu ka folur për debatet në Partinë Demokratike. Në një intervistë për Panorama TV, ai u shpreh se është kundër çdo përjashtimi të anëtarëve të partisë, pasi nuk e kanë luksin të humbasin asnjë votë.

Agalliu shtoi se në kuadër të organizimit duhet të ndiqen disa rregulla duke nënvizuar se ata që kanë qenë të angazhuar me Partinë e Lirisë nuk mund të qëndrojnë në strukturat drejtuese të Partisë Demokratike.

“Unë jam totalisht kundër çdo përjashtimi. PD në rastin konkret por çdo forcë politike nuk ka luks të humbasë asnjë votë. Megjithatë në kuadër të organizimit duhet të ndiqen disa rregulla. Individë që kanë qenë të angazhuar në fushatë të një force tjetër politike nuk mund të jenë pjesë e strukturave drejtuese të kësaj partie. Nuk mund t’i themi hajde sot në një pozicion drejtues në PD. Çdo koment tjetër pastaj është i kotë.

Unë nuk mendoj kurrë një gjë në mënyrë të prerë. Nëse kua vullnet për të mbyllur një proces patjetër që mbyllet. Kapja në element të caktuar të statutit apo rregullores është gjithmonë në funksion të diçkaje. Nëse ka vullnet unë besoj se pastaj vijnë statuti dhe rregullorja. A kemi apo jo vullnet për ta bërë diçka. Personalisht i përkas atij grupimi që kam qëndruar në PD. PD nuk zhvillohet dot pa partneritetin me SHBA dhe BE, apo Britaninë e Madhe”, u shpreh Agalliu.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re