Kuvendi ka shtyrë për të hënën seancën parlamentare të ditës së enjte dt. 1 tetor ku pritej të diskutoheshin dhe ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në një njoftim për shtyp Kuvendi njofton se kjo bëhet për arsye që tu lihet kohë palëve për të diskutuar amendimet e propozuara nga disa parti.
“Ju njoftoj se, nga kryetarët e grupeve parlamentare opozitare është depozituar kërkesa për heqje nga rendi i ditës së nismave ligjvënëse lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor, parashikuar per seancën plenare te datës 1 tetor 2020.
Me porosi të Kryetarit të Kuvendit, z. Gramoz Ruçi, për t’u lenë kohë të mjaftueshme grupeve parlamentare për dialog lidhur me ndryshimet në Kodin Zgjedhor si dhe komisionit përgjegjës për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut për shqyrtimin e tyre, seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, programuar për ditën e enjte, datë 1 tetor, ora 10:00, do të zhvillohet ditën e hënë, datë 5 tetor, ora 10:00.”, thuhet në njoftimin e Kuvendit të Shqipërisë.
/faxweb
