Skip to content

DEBATET: Raporti i Gaz Bardhit për humbjen më 25 prill, fut në “sherr” demokratët

Në mbledhjen e kësaj të enjte në Kryesinë e PD, ka patur debat mes drejtuesve politikë dhe sekretarit të Përgjithshëm, Gazment Bardhi, për mënyrën e hartimit të dokumentit të analizës së humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Sipas drejtuesve politike, dokumenti i paraqitur nuk pasqyron realitetin.

Nga ana e tij, sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi ka deklaruar se metodologjia e analizës nuk është bërë nga ai, por është bërë sipas një plani nga konsulentët, raporton gazetari Mariglen Kume, që ka zbardhur një pjesë të debateve.

Edi Paloka: Ky dokument nuk është realist. Nuk pasqyron ate qe drejtuesit politik kane shkruar ne raportet e tyre. Duhet ndryshuar dokumenti, nuk mund ta miratojmë në këtë mënyre si është hartuar

Edmond Spaho: Aty në raport z.Bardhi thua qe Korça nuk ka dalë brenda pritshmërive. Si e shpjegon? Unë kam bërë tjetër analizë. Kam marrë rezultatin më të mirë. Kam pasur objektiv 5 mandate kam fituar 5 mandate

Gazment Bardhi: Metodologjia e analizës nuk është bërë nga unë, por është bërë sipas një plani të bërë nga konsulentët. Mbi bazën e asaj metodologjie është bere analiza.