Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula i ftuar në studion e Panorama TV, ka komentuar debatet tek Komisioni i Medias mes deputetes Flutura Açka dhe deputetëve Gazment Bardhi dhe Flamur Noka.

Sula u shpreh i keqardhur për situatën e ndodhur ndërsa tha se deputetet e opozitës janë duke respektuar popullin opozitar, dhe “nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo”.

Ndër të tjera, ai kishte dhe një apel për deputetët Açka, të cilësi i bëri thirrje të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë kolegët e saj.

“Nuk më vjen mirë dhe ndjej keqardhje. Zonja Açka ka qenë shumë herë më afër me Bardhin se sa unë. Ta çosh dëm këtë kontribut disa vjeçar… Açka është votuar nga qytetarët e Elbasanit. Ne jemi në respektim të popullit opozitar, nëse do të bëhet mashë e mzhorancës, kjo do ishte e turpshme për këdo. Gjej rastin ti apeloj Açkës, e i them të jetë më e përmbajtur dhe të kuptojë që ne kolegët e saj e bëjmë këtë për tu bërë pengesë mazhonancës dhe jo në mbrojtje të saj”, u shpreh Sula.

LEXO EDHE:  “Jo me dorë, mos prek”/ Përplasje mes demokrateve në Komisionin e Edukimit! Gazment Bardhi i drejtohet Flutura Açkës: Mbylle mikrofonin

Kujtojmë se gjatë mbledhjes së sotme të komisionit, deputetët  opozitës nuk lejuan mbajtjen e tij, ndërsa deputeti Gazment Bardhi dhe Falamur Noka, u përplasën më tone të ashpra me Kryetaren e Komisionit, deputeten Flutura Açka, të cilës i kërkuan që të ndërpresë punën e komisionit, ndërsa kishin ndezur edhe zhurmuese për të penguar punën.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re