Në mungesë të kryeministrit Edi Rama sot në Kuvend janë zhvilluar debate të forta për përdhunimin e vajzës 13-vjeçare në Kavajë, mes ish-kryeministrit Berisha dhe ministrit Sandër Lleshaj.

Berisha e ka quajtur Lleshajn bastard, duke qenë se është munduar të fshehë krimin me urdhër të Edi Ramës.

Policia e ka fshehur përdhunimin e 14-vjeçares, ky që foli këtu është bastard dhe i pafytyrë, që merr urdhrat nga Edi Rama. Të jesh i bindur që së bashku me të do zvarritesh rrugëve. Je puçist”, u shpreh Berisha.

Ndërkohë që Lleshaj u shpreh: “Policia ka marrë dijeni, ka reaguar në momentin zero, në 29.1 2019 ndaj denoncimit të familjarëve, po në këtë moment policia ka referuar çështjen në prokurori, pra e ka bërë publike atë, dhe së treti të gjitha akuzat janë të pabaza, të dëmshme dhe dashakeqe për të nxirë një institucion që i shërben qytetarëve.
Denoncimi në rrjetet sociale, është bërë pasi kanë qenë të arrestuar, janë arrestuar para se të bënit atë palo status, juve t’ju vij turp që gënjeni.

Mua kriminel nuk më thoni dot ju, i kam duart e bardha unë, jo të skuqura, nuk kam gjak në duar unë”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re