Deputeti i ardhshëm nën radhët e Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka debatuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Open” në Top Channel, me gazetarin Carlo Bolino.

Gjekmarkaj tha se Bolino është shumë i kënaqur nga vendimi i DASH për Berishën dhe familjen e tij. Kjo solli reagimin e gazetarit, i cili tha se ky është një vendim i merituar për Berishën, pasi edhe ai e ka cilësuar Bolinon mafioz pa asnjë provë.

Nga ana tjetër Gjekmarkaj është shprehur se e respekton vendimin e DASH, ndërsa shton se ai e ka mbështetur PD sepse e ka menduar një parti pro amerikane dhe vetë Berishën pro amerikan.

Ai theksoi se “po të kisha dyshimin e Berisha nuk është pro amerikan nuk do të rrija asnjë minutë në atë parti”.

Bolino: Nëse Berisha nuk do të kishte kandiduar mund të kishim një rezultat tjetër.

Gjekmarkaj: Bolino ka një fare ekstaze, kënaqësie.

Bolino: Jo, jo nuk është e vërtetë.

Gjekmarkaj: Ne kemi rastin e Ramës që mori një avokat në Berlin dhe nuk e dha asnjëherë sa kushton kur hodhi në gjyq BILD. Persona si Berisha apo Rama mund të kenë edhe dashamirës nga Diaspora që mund t’ia paguajnë.

Çdokush ka të drejtë të hedh çdokënd në gjyq. E të kërkosh prova mund të jetë kushdo, mund të ketë bërë 1001 mijë të zeza Berisha, por ka të drejtë të kërkojë transparencë sepse cenohet dinjiteti i tij njerëzor. Kjo vlen edhe për Blinken, Papën, presidentin e SHBA.

Bolino: Jam dakord, por problemi është që deri tani opozita ka shpifur për gjysmën e Shqipërisë pa asnjë provë. Si ka mundësi që ky zotëri më cilëson si mafioz pa asnjë provë dhe unë e kam hedhur në gjyq.

Gjekmarkaj: Mbrohuni! Për akuzat ndaj Berishës sot nuk ka asnjë proces. Ti e pe se si në Elbasan u bë njësh prokurori me policinë për të fshehur provat.

Bolino: Çdo lëvizje mushkonjash, ju e çoni kallëzim në SPAK.

Gjekmarkaj: Kjo tregon se është propagandë që përdoret herë pas here dhe po të kishte fakte mund t’i çonit në Prokurori dhe mund të kishte një hetim ndaj tij.

E respektoj vendimin e DASH . E kam mbështetur PD sepse e kam menduar një parti pro amerikane. Po të kisha dyshimin e Berisha nuk është pro amerikan nuk do të rrija asnjë minutë në atë parti.

Sipas Bollinos, askush nuk mund të ankohet kundër vendimi dhe për këtë i referohet faktit se Berisha do ta çojë çështjen në gjykatën e Parisit. Bollino ka treguar në “Open” se Berisha e shpalli “non grata” në Shqipëri pa pasur fakte për të dhe për ta hequr e ka detyruar të shiste median të cilën drejtonte.

Bollino: Përsa i përket çështjet konkrete, më vjen mirë që më në fund kemi një përfaqësues i opozitës që përmend fjalën “prova”. Kemi 20 vite me një politikan si Berisha që ka shpifur dhe për herë të parë dikush nga jashtë ka kurajo për të artikuluar një akuzë politike, jo penale.

Ai nuk e ka shpallur fajtor, por thotë se nga informacionet që kemi je i përfshirë në korrupsion. Asnjë qytetar nuk ka të drejtë të ankohet kundër këtij vendimi. Sali Berisha më ka shpallur “non grata” pa pasur fakte dhe për të ma hequr këtë më ka detyruar të shisja median që unë drejtoja.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re