Kandidati i PD në Lezhë, Agron Gjekmarkaj i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka hasur në një debat me Jozefina Topallin.

Gjekmarkaj i ka thënë se është e paarsyeshme që Topalli që ka qenë me PD dhe ka bërë vota për atë parti, tani në vend të sulmojë Ramën po merret me PD.

Sipas tij, sulmet e Topallit apo qoftë edhe të Patozit nuk dëmtojnë as PD e as Bashën pasi nuk kanë peshë elektorale. Për Gjekmarkajn Topalli dhe Patozi po i bëjnë një shërbim të pastër qeverisë.

GJEKMARKAJ: Shpresoja, ose mendoja që me znj. Topalli dhe Patozi të ishim duke folur kundër qeverisë e Ramës, debati filloi me një sulm ndaj PD që zonja ka qenë anëtare, kryetare e kuvendit, ka kërkuar vota, tani që nuk kërkon vota për partinë, kërkon për partinë.

Kam qenë kundër, me pozicionin, paradoksale që zonja ka bërë parti dhe është e drejta, kurse unë jam kandidat në Lezhë. Jo paradoksale se e meritoj apo jo unë, por për kritikat ndaj lidershipit

Shërbim i pastër ndaj qeverisë. Mënyra si menaxhohet fushata, znj.Topalli preferon të sulmojë PD. PD nuk është Basha, Berisha, Topalli, Gjekmarkaj e Patozi. Partitë edhe gabojnë, edhe përmirësojnë. Partitë janë institucion, PD është institucion politik dhe etik. Ikja ep ersonave me të drejtë dhe pa të drejtë nuk i rrëzon, ato mbeten. Ato përmirësohen.

Me duket e paarsyeshme që përballë Ramës të sulmosh PD. E kam thënë edhe të tjera që më duket mua shërbim ndaj qeverisjë. Sepse nuk dëmtohet PD, as Basha. Të gjithë e dinë të djathtët, ata që shpresojnë se rrëzimi i Ramës mund të ndodhë.

Nuk e bën dot me gjithë çfarë kanë bërë Topalli e Patozi. Janë individë të respektuar, por pa forcë elektorale. S’do merrni 71 mandate për të bërë qeverinë. Akuzohet sigurisht që Basha ka bërë gabime, është shenjë e mirë, e ka ftuar dhe Topallin të jetë pjesë e PD. Patozi krijoi partinë. Akuzohet kryetari i partisë se ka uzurpuar partisë.

Këta kanë bërë 6 parti, dhe janë bërë gjithë kryetarë, të bënin 1 parti. Imagjino po të hiqnin Bashën, të bëhej Jozefina, a do e pranonte

TOPALLI: Kandidati i Bashës po shfaqet si analist. Pavërtetësi në opinionin publik. Analistat ose opinionistat, siç janë në botë por rrallë në Shqipëri duhet të jenë të pavarur, mos vuajnë nga problemet e liderit.

Po ndodh fenomen interesant. Më vjen mirë që e kam përballë. Në të gjitha strukturat, se këta janë kandidatë të Bashës. Janë asgjësuar, janë rikthyer emrat që janë hequr, dhe është kudo!

Në këtë aspekt kanë një detyrë, armiku i tyre është Jozefina Topalli. Dhe kanë të njëjtin fjalor. Unë kam kënaqësinë ta kem përballë si kandidat.

Nuk ishte më parë i sinqertë. Përdorimi i karriges së analistit, siç kanë probleme forcat politike, edhe liderat.

Por Agron i dashur, nuk më bën përshtypje çfarë thotë një njeri që s’ka asnjë kontribut në PD. Që ka tradhëtuar çdo kauzë. Dhe të më thuash mua që nuk sulmoj, je me 8 vite vonesë. Kur unë flisja, ju nuk flisnit pë gjërat e rënda.

GJEKMARKAJ: Kam folur më shumë se ju znj. Jozefina. Respekti personal nuk më lejon të kaloj etikën, por nuk e pengon të them disa të vërteta. Bëtë një kështu. Duhet të jap një pëgjgije.

Analiza juaj ndaj personi tim, është kurajo e tepërt. Ta mendoni si të doni. Përtej faktit që keni qenë kryetare e parlamentit, e merituar apo jo, nuk besoj se keni ndonjë staturë të madhe që ju të bëni të tilla kirurgji.