Kryeministri Edi Rama përplaset ashpër me Vasily Nebenzya, përfaqësuesin rus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

 

Shkak i debatit mes kryeministrit shqiptar dhe diplomatit rus u bë fjalimi i i Volodymir Zelensky dhe Bujar Osmanit.

 

Shqipëria, si mbajëse e presidencës së Këshillit të Sigurimit vendosi që presidenti i Ukrainës dhe kryesuesi i OSBE, ministri shqiptar i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut të flisnin përpara anëtarëve të KS-së.

 

Ky vendim u kundërshtua nga Rusia dhe u cilësua shkelje e regullores së Këshillit të Sigurimit.

 

VASILY NEBENZYA

AMBASADOR I RUSISE NE KS

 

Pse i është dhënë përparësi presidentit të Ukrainës. Mbi ç’bazë ftoni ju ministrin e jashtëm të Maqedonisë së Veriut  në takimin e sotëm në cilësinë e kryetarit të OSBE-së. Nëse bëni këtë atëherë do përballeni me praktika shkelëse. Këtu ka një shkelje flagrante. Kjo shkelje ka rreziqe në Këshillin e Sigurmit sepse rrezikon të kthehet në një shfaqje. Kjo e sotmja do të jetë më shumë por një spektakël. Presidenca shqiptare ka treguar shkelje flagrante.

 

Paralajmërimeve të Rusisë, Edi Rama, si udhëheqës i debatit të nivelit të lartë në praninë e krerëve të 50 shteteve iu përgjigj.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Më duhet të them se duke ardhur nga ju gjithë ky leksion i shkeljes së rregullave në këtë ndërtesë është një goditje mjaft mbresëlënëse. Që të bien dakord, ju ndaloni luftën dhe Zelensky nuk merr fjalën. Kjo vjen nga diçka që keni bërë ju. Doja të siguroja kolegët rusë që nuk është veprim i presidencës shqiptare, por vijimësi e politikës së konsoliduar, që është në përputhje të plotë me politikat e këshillit.

 

VASILY NEBENZYA

AMBASADOR I RUSISE NE KS

Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni në cilësinë tuaj kombëtare si përfaqësues i Shqipërisë.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Nëse nuk doni të përgjigjem në cilësinë  e kryeministrit shqiptar mos më provokoni si i tillë.

 

VASILY NEBENZYA

AMBASADOR I RUSISE NE KS

Ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit. Në asnjë moment nuk ju drejtova si kryeministër i Shqipërisë. Ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Folët për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet e NATO-s që vijnë këtu. Kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim si kryetar i këshillit.

 

Nga tryeza e Këshillit të Sigurimit, kryeministri tha se ndalimi i agresionit të paligjshëm rus në Ukrainë duhet të jetë angazhim i të gjithë udhëheqësve pasi ai përbën një kërcënim për sigurinë dhe ekonominë botërore.

 

EDI RAMA

KRYEMINISTER I SHQIPERISE

 

Të gjithë duhet të luajnë rolin e tyre. Ne mund të kemi pikëpamje të ndryshme për mënyrën se si do të shkojmë drejt paqes, por si mund të kemi mendime të ndryshme mbi atë që është agresori dhe atij që është i agresuari.

 

Në debatin e nivelit të lartë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e saj riartikuluan qëndrimet e tyre kundër Rusisë. Ato u cilësuan nga shefi i diplomacisë ruse Sergey Lavror si qëndrime arrogante dhe mungesë dëshire e SHBA-ve e vendeve anëtare të NATO-s për të ndërtuar një dialog për paqen mes dy vendeve. Po aq ministri i jashtëm rus pati kritika edhe për mënyrën e drejtimit të debatit për Ukrainën kur tha se Amerika dhe aleatët e saj po përpiqen të privatizojnë sekretariatin e Kombeve të Bashkuara.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re