Para 5 ditësh Komiteti Teknik i Ekspertëve ka vendosur masat e reja anti-Covid në mënyrë që të parandalohet rritja e numrit të rasteve të infektimit. Ndër pikat kyçe të vendosuara ishte vaksinimi i detyruar për 3 grupe: arsimtarët, studentët dhe personeli mjekësor.

Në rast se këto 3 grupe të përcaktuara nuk dorëzonin dokumentin e vaksinimit deri me 30 shtator në organet përkatëse atëherë do të përballen me gjoba apo masa të tjera.

Mëngjesin e sotëm një grup studentësh është mbledhur në sheshin ‘Skënderbej” duke hapur një debat dhe duke kundërshtuar vaksinimin e detyruar të vendosur nga qeveria.

Pjesë e këtij debati ishte dhe avokati Altin Goxhaj dhe ambientalisti Sazan Guri të cilët me një sërë argumentesh kundërshtuan hapur këtë vaksinim të studentëve. Goxhaj u shpreh se po injektohet një vaksinë që nuk është eksperimentuar më parë të kavjet në laborator dhe është krim kundër njerëzimit të detyrosh njerëzit që ta injektojnë.

“Sipas Faucit një i vaksinuar a ka të njëjtën ngarkesë viralë më një të pavaksinuar? Kë do shpëtoj unë i pavaksinuar në raport me një të vaksinuar kur të dy infektohemi?

Nëse mua më ndodh dicka pasi të vaksinohem, a mban përgjegjësi ai që e ka prodhuar? Po qeveria shqiptare a mban përgjegjësi, pse na dërgon një formular kur i dimë gjërat po prapë duhet ta bëjmë, pikërisht për të hequr përgjegjësinë.

Kur është me detyrim pse kërkojnë miratimin tonë kur e firmosim? Pse kur na vaksinojnë, nuk shkruhët emri i mjekut dhe infermierit sic ka ndodhur gjithmonë?
Pse sot i kanë zhdukur emrat? Këto vaksina a kemi informacion që është bërë te minjtë, majmunët apo grupet vullnetare?

A ka ndodhur ndonjëherë në mjekësi që të bëhet një ilaç pa u testuar më parë? Sipas Faucit është revolucionare, a duhet bërë testimi në 4 breza minjsh dhe sa kohë duhet? Duhet të paktën një vit e gjysëm ndërkohë ka shumë pak që është prodhuar, nuk ka ndodhur asnjë eksperimentim.

Minjtë po na shohin ne duke u vaksinuar, kanë ndryshuar gjërat ne jemi bërë kavjet e reja. Kodi i Nurembergut thotë që nuk mud të bësh eksperiment me njërzit kur nuk i merr konsensusin pa detyrime dhe pa transparencë.

Është krim kundër njerëzimit kur bën eksperiment me mjete medicinale duke i shtrënguar. Ska plan B, nëse mbarojnë punë me studentët harrojeni se do shpëtoni fëmijët. Cfarë do të ndodhë me të ardhmen?”- u shpreh Goxhaj.

Edhe ambientalisti Sazan Guri i pranishëm në këtë debat të hapur bëri thirrje për mos vaksinim.

Sazan Guri: “Institucionet mjekësore blihen nga Bill Gates, Si mund t’i besosh mjekësisë së tillë kur Zoti të ka dhënë trurin të mendosh e të arsyetosh?
Të vaksinuarit janë të mashtruar!”

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re