Skip to content

DEBATI/ Kërkesa e Salianjit për Alibeajn në mbledhjen e Kryesisë së PD, përplaset me Bardhin

Ervin Salianji, në mbledhjen e Kryesisë së Partisë Demokratike, e para pa Lulzim Bashën, ka patur një kërkesë për kryetarin e komanduar të kësaj partie, Enkelejd Alibeajn.

A2 CNN ka mësuar se Salianji ka kërkuar që të hiqen dyert e hekurit nga selia e partisë.

“Të ndërtojmë një grup dhe zgjidhje që e bën bashkimin funksional për të gjithë, ku të gjithë mund të përfaqësohen si ngjyrime.

Duhet thërritur Këshilli Kombëtar që të japë legjitimitetin formal. Të hiqen dyert e hekurit, të tregojmë me simbolike hapjen e parties”, ka thënë Salianji.

Gazment Bardhi është përgjigjur se dyert e partisë janë të hapura, por përgjigjja e Salianjit ishte se dyert e hekurit “ta shpifin” dhe duhen hequr.

Salianji-Alibeajt: Duhet thërritur Këshilli Kombëtar qe te japë legjitimitetin formal.

Salianji: Të hiqen dyert e hekurit, te tregojmë me simbolike hapjen e partisë.

Bardhi: Dyert janë te hapura

Salianji: Dyert e hekurit qe as nuk preken me dore ta shpifin, ti heqim

Bardhi: Se pari lidhur me blindimin e PD-se, dyert janë te hapura, dhe janë çështje te administratës. S’ja vlen te merremi ne kryesi me ketë.

Se dyti për zgjedhjet e vitit 2023. Eshte propozuar me idenë qe do pranohej nga te dy palët, duke bere zgjedhje te bashkuar. Jam dakord edhe unë qe te dalim me mesazh per bashkimin.