Gazetarja dhe historiania Alba Kepi përmes një postimi në Facebook ka reaguar për diskutimet mbi komedinë “Prefekti’ ditët e fundit duke shkruar se teksa shoqatat dhe individë të caktuar përleshen për Qazim Mulletin, trupi i tij po prehet në një varrezë italiane.

Kepa thekson se afati I qëndrimit në këtë varrezë pranë Romës ka skaduar e megjithatë ai ende nuk është transferuar. Ajo thekson se ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës në vitet 1939-1940 është ende pa varr dhe kjo është e turpshme për figurën dhe atë cfarë ai përfaqësonte sipas saj.

Postimi i Plotë:
Ndersa shoqatat, komuniteti, individe e pinjolle “perleshen” per Qazim Mulletin, trupi i tij prej 26 gushtit 1956 “prehet” ne nje varreze italiane te komunes Rocca di Papa, prane Romes.

Sipas ligjeve te ketij shteti, 10 vite pas varrimit skadon afati i qendrimit ne kete varreze e qe mund te shtyhet deri ne 20 vite te tjera, ne varesi te disponueshmerise qe varrezat komunale kane per ta ruajtur.

Me pas i takon familjareve e te afermeve te zgjedhin zgjidhjen me te mire, o ne nje varreze familjare, o ne nje varreze private, o transferim ne nje komune tjeter o ne nje shtet tjeter per te cilin mjafton certifikata e vdekjes e marrja ne ngarkim e transportit.
Nese familjaret nuk kontakojne me zyrat e varrezave, eshtrat pas kesaj periudhe ne dispozicion nga komuna ( 10 vite plus 20 vite te tjera) , zhvendosen e ruhen ne magazinat e varrezave komunale e jo e hapur per publikun. Por ne dispozicion gjithnje te familjes nese ata duan prehjen ne nje varr normal te te afermit te tyre.

Deri sot ish Prefekti i Tirones 1942-1944 e ish Kryetari i Bashkise se Tiranes 1939-1940, eshte pa varr!

I lindur me 30 dhjetor 1893, i biri i Reshit bej Mulletit e Naile Kellicit, i diplomuar ne Janine e Stamboll e njohes i gjuheve; franceze, gjermane, italiane, greke, latine, arabe e turke, ju shikon nga qielli per t’ju thene; “a nuk JU vje turp qe me keni lone n’kte derexhe e nuk keni kuptu hala se c’ju pata thone: jane ul molet e jon ngrit halet!”
Largpamesia filozofike e tij nuk meriton kete “perleshje” populiste.

(E.D/faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re