Deputeti i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj, ka folur në lidhje me raportimin e Altin Dumanit në Komisionin e Ligjeve dhe gjithashtu ka komentuar debatin e zhvilluar nga kreu i SPAK dhe deputetët e Kuvendit.

Alibeaj, i ftuar në emisionin “Kjo Javë”, u shpreh se nga debati kishte vërejtur se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK, ndërsa theksoi se vetëm PD e mbështet.

“Ajo se çfarë vura re në debatin e panatyrshëm në Komisionin e Ligjeve është se grupet Parlamentare të PS, Foltores dhe PL kanë krijuar raporte tensioni me SPAK. I vetmi grupim që është në mbështetje të SPAK është Partia Demokratike”, tha ai.

Alibeaj tha se institucionet e pavarura të drejtësisë vijnë të raportojnë për gjendjen e kriminalitetit, por jo që të japin llogari.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re