Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj nisi sot një dëgjesë me komunitetin e artistëve të Teatrit Kombëtar, me atë pjesë që kundërshton prishjen e godinës ekzistuese për të ndërtuar një teatër të ri.

Veliaj ka përdorur kartën e “Pazarit të Ri”, si argument që sipas tij, një teatër i ri do kishte fatin e tij sot. “’Pazari i Ri’ ka pasur kërcënime me jetë, por sot kanë ndryshuar mendim. Atje kanë shkuar në 1000 biznese”, tha Veliaj.

“Sa i përket vlerave arkitekturore, situata ku është sot Teatri Kombëtar, mos e ekzagjeroj që është siç gjetëm situatën te ‘Pazari i Ri’. Përtej vlerave historike, kjo ndërtesë nuk përmbush asnjë kushte për të qenë Teatër Kombëtar. Gjendja është me kushte të mjerueshme.

Në fillim u konceptua si një godinë e përkohshme, u ndërtua si një vend polifunksional. Akt kontrolli i bëri në 2014, pa qenë unë kryetar Bashkia, është konstatuar se situata është e rrezikshme në rast zjarri”, tha Veliaj.

Debati ka vijuar me kundërshtitë e disa emrave të skenës, të cilët kanë argumentuar se godina ekzistuese duhet të vijojë duke iu nënshtruar rikonstruktimit.   

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re