Në mbledhjen e Grupit Parlamentar të ditës së hënë (5 shkurt) deputeti demokrat Ervin Salianji ka propozuar që aksioni i opozitës duhet të radikalizohet.

Në debatin pa media, të zbardhur nga gazetari Osmanin Stafa, ai është shprehur se duhet ose të ngujohen ose të futen në grevë urie.

“Sa i takon aksionit, ose duhet ta radikalizojmë në ngujim apo grevë urie, ose diversifikim”, tha Salianji.

Deputeti i PD-së është ndalur dhe te deklaratat e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt, për të cilat tha se ishin skandaloze.

“Me vjen keq t’iu them qe çdo diskutim deri tani flet per situatën mes nesh ndërkohe qe duhet ta nisim diskutimin e mbledhjes me deklaratat skandaloze te ish nr. 2 të Rames. Ai nuk është i penduar ne kuptimin ligjor sepse nuk i pranoi krimet e veta por ndërkohe si një prej pjesëtareve te bandës tregoi se si përdoret pushteti për te pasuruar disa, për te goditur disa te tjerë, se si oligarket marrin toke det dhe ajër duke ngrenë qofte me KM!

Se si perdorin çdo institucion dhe drejtësinë per te eliminuar kush u del nga vatha! Per këtë duhet reagim. Ne duhet te mblidhemi dhe mos dalim pa gjetur zgjidhje per bashkimin, ose tia u them troç; nese mendoni si t’ia hidhni njeri tjetrit per te fituar kohe e kemi gabim, demokratët kerkojne bashkim dhe ndryshim me pas”, mësohet të ketë deklaruar Salianji.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re