Analisti Neritan Sejamini debatoi me ministren e Financave, Anila Denaj, për shumën e lartë të borxhit që ka marrë qeveria shqiptare. Nga emisioni “Open”, Sejamini i ka kërkuar llogari Denajt, sesa para kanë shkuar për shqiptarët.

Denaj u përgjigj se borxhi i marrë do të shkojë për rimëkëmbjen.

Sejamini: Keni marrë 1.1 miliard euro borxh, sa u ke dhënë shqiptarëve.

Denaj: Ti po e thua sikur i morëm vetëm një muaj. Borxhi është marrë për të gjithë vitin.

Sejamini: E dinë këtë shqiptarët. Keni marrë 1.1 miliard borxh në emër të shqiptarëve për të gjithë vitin dhe keni dhënë vetëm 100 mijë euro qytetarëve.

Denaj: Nuk kanë shkuar në shtëpinë e askujt. Borxhi do të shërbejë për rimëkëmbje.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re