Presidenti i Republikës, Ilir Meta, do të dalë mbrëmjen e sotme në një konferencë për shtyp. Lajmi është bërë i ditur nga zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, i cili njofton se konferenca do të nisë në orën 20:00 dhe Presidenti do të jetë i hapur për pyetje.

Pritet që Presidenti Meta të flasë për zgjedhjen e tre anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese dy ditë më parë nga Kuvendi. Meta kishte paralajmëruar që do të fliste për këtë çështje.

“Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta sot në ora 20:00 në konferencë shtypi. I hapur për çdo pyetje dhe i gatshëm për çdo përgjigje”, shkruan Blushi.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re