Subscribe

Teksa na ndajnë edhe pak ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vendosur t’u drejtohet shqiptarëve me një mënyrë që nuk pritej. Basha ka botuar një libër në prag zgjedhjesh. Libri i kryetarit të opozitës titullohet “Misioni Im”. Si duket, nëpërmjet këtij libri, Basha u bën një ftesë publike shqiptarëve që të votojnë kandidaturën e tij për kryeministër.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, analisti Julian Zyla është shprehur se sipas tij, ajo teknikë e të shkruarit nuk mund të jetë e Bashës.

Nga ana tjetër, ekspertja e ekonomisë, Zana Guxholli, u shpreh se këto deklarata janë goditje për fushatë.

Julian Zyla: Z. Basha, as vetë nuk e pranon. Thotë, jemi këtu përpara me një libër që ka autorësinë time, as vetë nuk ia bën goja të thotë që e kam shkruar unë.

Zana Guxholli: Pse? Si do thotë? Ka mënyrë të shprehuri, të kulturuar…

Julian Zyla: Unë nuk mund të kem mendimin tuaj dhe as ju s’mund të keni mendimin tim.

Zana Guxholli: Jo, edhe unë jua jap shqiptarëve mendimin tjetër, se është goditje politike.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re