Kreu i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani ka kërkuar shtyrjen e afatit 3 ditor për të dhënë të gjitha argumentet ligjore lidhur me mbarimin e mandatit të tij. KLGJ e vendosi këtë afat gjatë mbledhjes me 6 vota pro dhe 5 kundër, por Dvorani pak para mbarimit të afatit i ka kërkuar shtyrjen.

Dvorani nuk kishte kohë për të gjitha argumentet ligjore prandaj KLGJ në mbledhjen online do vendosë nëse do e pranojë këtë kërkesë apo do rishqyrtojë çështjen me themel.

Kreu i KED, Ardian Dvorani i kërkon KLGJ më shumë kohë për të dhënë mendim për mbarimin e mandatit të tij në Gjykatën e Lartë. Një ditë më parë, Presidenti Ilir Meta vuri në dijeni KLGJ dhe Gjykatën e Lartë se Dvoranit i ka mbaruar mandati dhe s’mund të jetë më as anëtar i Gjykatës së Lartë dhe as kreu i KED.

Meta më parë ka kallëzuar në SPAK Ardian Dvoranin për çështjen e Gjykatës Kushtetuese. Dvoranit i ka mbaruar mandati në GJL prej 2014 por prej mungesës së gjyqtarëve ka qenë anëtar njëkohësisht dhe kryetar i KED.

Por tashmë Gjykata e Lartë ka filluar punë me numër minimal gjyqtarësh teksa nuk ka ende një vendim nga KLGJ për këtë çështje. Përplasja mes Presidentit Ilir Meta dhe Kreut të KED Ardian Dvorani ishte kryefjala e politikës në vend, deri në momentin kur në Shqipëri u konfirmua rasti i parë me covid 19. Kreut i Shtetit e akuzoi Dvoranin për shkelje të kushtetutës e ligjit, ne lidhje me listat e kandidatëve për anëtarë të gjykatës kushtetuese dhe kërkoi hetimin e tij nga prokuroria e posaçme.

Aksioni i Kreut të Shtetit shkoi deri atje, sa Ilir Meta vendosi të zbriste në shesh në manifestimin e 2 marsit,në atë që e quajti për atë që e konsideroi në mbrojtje të kushtetutës dhe kundër grushtit të shtetit. Pas situatës së krijuar nga përhapja e koronavirusit, kjo cështje thuajse u harrua.

Por pikërisht në momentin kur tonet mes kreut të shtetit dhe kryeministrit Edi Rama janë zbutur ndjeshëm, rikthehet në vëmendje, përderisa Presidenti i është drejtuar me shkresë këshillit të lartë gjyqësor, duke patur në fokus pikërisht Ardian Dvoranin.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko