Analisti Agron Gjekmarkaj, i ftuar në rubrikën ”Opinion” në News24 ka folur për debatin e fundit për numrin e viktimave të COVID-19 në Shqipëri që kur ditën e djeshme Basha nxori disa shifra të reja duke pretenduar se qeveria po fsheh numrin e vërtetë.

Gjekmarkaj theksoi se ka dyshime për shifrat pasi ka pasur prej fillimit të pandemisë një tendencë që informacioni të përqëndrohej vetëm në një dorë.

Analisti shton se Basha është në fushatë elektorale si dhe ka informacione, dhe për më tepër nuk do e bëntë një efekt bumerang duke u dhënë qytetarëve shifra të rreme e më pas të dëmtohej vetë.

”Një gjë është e vërtetë, që nga fillimi i pandemisë ka pasur një nevojë për ta koncentruar informacionin në një dorë. Duhet njëfarë centraliteti sepse përgjegjësinë e ka qeveria, por ndryshe nga ndihma që mund të jepnin spitalet private apo rajonale, fakti që u mbajt gjithçka në dy spitale, ka dyshime se ka dhe një dorë të informacionit, për të dhënë shifra.Nuk dua të akuzoj mjekët, disa prej tyre dalin në sintoni me qeverinë edhe pse kjo s’mund të jetë gjë e bukur.

Janë të shumtë njerëzit që infektohen me COVID-19, ka shumë që nuk u bëhet tamponi, mund të kenë vdekur gjatë këtyre muajve e ditëve që mbase nuk janë regjistruar. Jemi vend i vogël ,edhe Tirana që është e madhe pra informacioni rrjedh.

Ndoshta kjo nuk rezulton tek shifrat. Të lind i drejta se mbase shifrat janë më të larta nga se raportohen.

Me këtë rast, kreu i opozitës është institucion sa çështë dhe kryeministri. Kur ai jep apo bën një deklaratë të tillë dhe kur e mbështet me kartela nuk mjaftohen të prononcohen mjekët e Infektivit, por duhet të hyjë Prokuroria apo SPAK.

Nëse ka të tilla dhe nuk janë deklaruar, atëhere duhet mbajtur përgjegjësi. Nëse jo, për deklaratën mban përgjegjësi Basha. Ka shumë më tepër të prekur nga çfarë raportohen dhe ka dyshime se mund të ketë më shumë viktima”, tha Gjekmarkaj.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re