Partia Demokratike ka sqaruar deklaratën e kryedemokratit Lulzim Basha gjatë mbledhjes së Kryesisë së partisë ditën e sotme.

Në një reagim për mediat, selia blu thotë se Basha nuk e ka etiketuar anëtarësinë si “antiamerikane”.

Sipas PD-së, në mbledhjen e kryesisë, kryedemokrati ka deklaruar se SHBA ka qenë dhe do jetë aleati i partisë dhe Shqipërisë dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin me amerikanët.

Njoftimi i PD-së:

Në lidhje me spekulimet që qarkullojnë mbi mbledhjen e sotme të Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD-së, Partia Demokratike deklaron:

Kryetari i Partisë Demokratike në asnjë moment nuk e ka etiketuar anëtarësinë, që është shpirti i PD-së, si antiamerikane. Ky është një trillim i qëllimshëm nga ata që prej kohësh keqpërdorin gjithçka për interesa personale.

Z. Basha ka thënë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë qenë, janë dhe do të jenë aleati i Partisë Demokratike për një Shqipëri të zhvilluar dhe demokratike dhe askush nuk mund ta cënojë aleancën dhe partneritetin mes Partisë Demokratike dhe SHBA-ve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re