Provimi i gjuhës shqipe dhe letërsisë në maturën shtetërore të këtij viti nxiti shume debate për shkak të rezultateve. Vetëm 4 nxënës u vlerësuan me notë maksimale, ndërkohë që 383 prej tyre rezultuan mbetës.

 

Eksperti i arsimit Ndriçim Mehmeti tregon se kjo nuk është një situatë e papritur. Ai fajëson shkollat që kanë punuar me tekste të përkthyera dhe që nuk nxisin debatin mes nxënësve, ne mënyrë që të krijohet mendimi kritik.

 

Gjuhëtarja Ledi Shamku shprehet se teza e maturës shtetërore ishte hartuar siç duhet, por nënvizon faktin se problemi qëndron në mënyrën sesi nxënësit komunikojnë. Sipas saj, në institucionet arsimore nuk është bërë gjuhë shqipe, por gjuhësi.

 

Këtë vit në gjuhën shqipe dhe letërsi u morën 4 dhjeta, 2 më shumë se viti 2021, dhe 4 më shumë se vitet 2019 dhe 2020 kur asnjë maturant nuk u vlerësua me këtë notë. Ndërkohë, numri i mbetësve krahasuar me vitin e kaluar është reduktuar me rreth 1500 nxënës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re