Debati për Teatrin Kombëtar ka futur në lojë edhe ambasadat dhe institucionet e BE. Pas Komisioneres Mariya Gabriel, ka reaguar edhe Ambasada Britanike, e cila kërkon dialog.

“Mbështesim thirrjen e Komisioneres së BE-së Mariya Gabriel për dialog dhe për të gjitha palët e përfshira që të japin kohën dhe hapësirën që të mund të realizohet në mënyrë kuptimplotë. Dialogu nuk është kurrë i pavlerë, veçanërisht në këto kohë të trazuara”, thuhet në reagimin e Ambasadës Britanike.

Me nje reagim te forte, komisionerja e KE, Mariya Gabriel u beri apel institucioneve shqiptare te perfshihen pa vonese ne nje dialog konstruktiv me palet e trashegimise, perpara se te marrin nje vendim te pakthyeshem per shembjen e Teatrit Kombetar.

“Dialogu me shoqërinë civile dhe ekspertët e trashëgimisë # kulturore është i domosdoshëm përpara se të merrni një vendim të pakthyeshëm në #Nacional Theatre #Tirana.
Ne inkurajojmë fuqimisht të gjitha institucionet përkatëse kombëtare që të përfshihen tani në një dialog konstruktiv me palët e trashëgimisë”, thuhet në reagimin e Komisioneres së BE.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re