“Sapo një qytet bëhet kurvë, është e vështirë të bëhet sërish e virgjër”, u tha gazetarëve Cecile Holmberg, drejtoreshë e muzeut Galleria dell’Accademia, e cila strehon statujën e Davidit të Mikelanxhelos. “Firence është shumë e bukur dhe do të doja që ajo të kthehej te qytetarët e saj dhe të mos shtypej nga turizmi”, shtoi historiane gjermane, e cila gjithashtu u ankua për mungesën e dyqaneve në rrugët plot me suvenire, sipas gazetës Guardian.

“Por tashmë është vonë”, siç argumentoi ajo në gazetën La Repubblica, duke paralajmëruar se nëse nuk ka një frenim “absolut” në shifra, “ajo nuk sheh më asnjë shpresë”.

Pasi ky qëndrim e këto deklarime të saj shkaktuan bujë në qarqet artistike, komunale dhe politike të Firences, galeria më vonë lëshoi ​​një deklaratë në të cilën Hollberg kërkoi falje “për përdorimin e fjalëve të gabuara” për “një qytet që dua”.Ajo që doja të them është se Firence duhet të bëhet një shembull për të gjithë Italinë e një turizmi gjithnjë e më të ndërgjegjshëm dhe jo një turizëm që dëmton”, tha ajo në një përpjekje për t’u rehabilituar.

Mirëpo, ministri i Kulturës, Gennaro Sangiuliano deklaroi se fjalët e saj ishin “serioze dhe fyese” për Firencen dhe në përgjithësi për Italinë dhe nuk hezitoi ta kërcënonte me veprime ligjore.

Qeveria konservatore e kryeministres Giorgia Meloni është akuzuar se kërkon të promovojë më shumë italianë në rolet kryesore kulturore, si dhe ata që pajtohen me politikat e saj. Vitin e kaluar, ministrat italianë miratuan një ndryshim që detyron shefat e operës të lënë postet e tyre pasi të mbushin 70 vjeç, një masë që shihet gjerësisht si një mënyrë për të hequr disa të huaj nga postet e tyre.

Nga ana e saj, kundër deklaratave të Holberg u shpreh edhe nënkryetarja e Bashkisë së Firences, Alessia Bettini, e cila tha se “nëse qyteti ishte një kurvë, atëherë banorët e Firences janë fëmijët e një kurve dhe turistët klientët e saj!”.

Gjithashtu, ish-kryeministri italian i qendrës së majtë Matteo Renzi, një senator nga Firence, tha nga ana e tij se Cecilie Holberg “duhet të kërkojë falje ose të japë dorëheqjen”.

Drejtorja e galerisë është ndër të funidt zyrtare në Itali që shpreh shqetësimin për efektet e turizmit të pakontrolluar, veçanërisht në qytete të tilla si Firence – ku qendra historike është e mbushur me shumë muaj – si dhe Venecia.

Një vit më parë, agjencia kulturore e OKB-së paralajmëroi se Venecia mund të humbasë statusin e saj të trashëgimisë së vlefshme

Për këtë arsye, autoritetet e qytetit italian u mobilizuan menjëherë duke bërë të ditur se planifikojnë të testojnë një sistem biletash me synim kontrollin e numrit të vizitorëve, zbatimi i të cilit nis në muajin prill.

Dhe kujtojmë, se nën ethet e shtimit të turistëve në Shqipëri, pak vite më parë, Auron Tare, ish-drejtori i Parkut të Butrinit do bënte thirrje për një frenim të vizitueshmërisë aty, duke thënë se numri i lartë i turistëve aty mund të kishte efekte anësore në dëmtimin e Parkut.

Gjithsesi, thirrja e tij nuk morr në konsideratë, pasi Shqipëria, përfshirë dhe monumentet e saj apo qendrat historike, po jetojnë pangopjen me turistë, pa i patur shumë në merak pasojat prej tyre. /tesheshi.com/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re