Në emisionin “Opinion”, është diskutuar përfshirja e artistëve në politikë dhe simpatia e tyre për partitë politike. Gjatë bisedës ka patur një debat mes artistit të njohur Robert Aliaj dhe aktorit Laert Vasili.

Në momentin që Vasili deklaroi se ka udhëtuar nga Athina me familjen për të votuar në Tiranë, Aliaj e konsideroi këtë “një estradë”, çka nxiti replikat mes tyre.

Pjesë nga debati: 

Laert Vasili: Sëbashku me prindërit e mi, kemi udhëtuar nga Athina në Tiranë, për të kryer detyrimin tonë qytetar, kemi hedhur votën dhe jemi kthyer.

Robert Aliaj: Estrada, kjo është estrada, është modernizuar. Nuk e kanë më të shkretët humoristët estradën se ja morën, estrada bëhet ku të jetë.

Laert Vasili: Estradë është ajo që bën ti nëpër juri të ndryshme ku paguhesh me çeqe të majme dhe tani u jep mend shqiptarëve.

Robert Aliaj: Paguhem dhe them çfarë të dua unë, sigurisht. Unë nuk paguhem për t’i lëpirë by*** miletit, por paguhem për atë që them unë, për të ndërgjegjësuar njerëzit.

Laet Vasili: Unë s’mund të vazhdoj se kjo është gjuhë prej rrugaçi.

Robert Aliaj: Unë nuk jam përdorur ndonjëherë në politikë. Kam bërë art politik shumë të angazhuar. Secili ka të drejtë të zgjedhë, por unë nuk bëj dot foto, kartolina, në këmbim të rryshfetit. Jam kategorik në këtë. Që një artist të futet në politik për të shërbyer, është e tmerrshme. Të futet në politikë dhe të lërë karrierën e vet është gjë tjetër, por jo për të shëbyer.

Laert Vasili: Art politik do të thotë të bësh dy vepra në gjuhën shqipe në mes të Athinës. Njëra të luhet 127 shfaqje “sold out” dhe tjetra 317 herë “sold out” në shqip me publik grek. Kur të kërcënohesh nga Agim i Artë, të thuash do të qëndroj dhe do të mbroj të drejtat e bashkëatdhetarëve të mi, që këtu vuajnë. Ky është art politik, të tjerat janë…

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re