Kryeministri Edi Rama ka folur në Komisionin Hetimor për Inceneratorët edhe për vizionin e qeverisë në të ardhmen sa i përket trajtimit të mbetjeve.

Shefi i qeverisë ndër të tjera u ndal edhe te praktikat që po ndiqen nga disa vende afrikane.

Rama tha se në të ardhmen do forcohen lidhjet me Afrikën ku çmoi se ka ecur shumë përpara dhe shqiptarët mund të mësojnë prej leksioneve të tyre.

Më tej, Rama ka deklaruar gjatë dëshmisë se impianti i Tiranës nuk është financuar nga buxheti i shtetit.  Ai u shpreh se sot 87% e popullsisë mbulohet me shërbimin e grumbullimit të mbetjeve.

“Po ju jap përgjigje për financimin dhe do të më lejoni sepse ka llogjike gjërat. Po mbylle pra mikrofonin. Në 2013 kishte vetëm 2 impiante trajtimi të mbetjeve. Një ishte Bushati që është i vetmi impiant me standarde dhe tjetri ishte Sharra i cili ishte në kufirin e saturimit, që siç doli më pas kaloi në emergjencë totale. Nëse gjysma e popullsisë mbuloheshin në 2013, sot mbulohet 87% e popullsisë. Sot nuk kemi dy por sot kemi 5 impiante por përveç kësaj sot kemi një situatë në të cilën paralelisht me këto impiante kemi Beratin, Durrësin, të përfshirë këtu, kemi Maliqin në Korçë, kemi Vlorën, Kukësi është në proces. Kështu që sot, nga asnjë përveç Bushatit, ne jemi në kushtet  ku mbulojmë një pjesë të madhe dhe financimi për këto është pjesë e këtij plani. Nuk është se u ngrita unë dhe thashë na duhen ca impiante dhe për hir të vërtetë, që kur kam qenë kryetar i Bashkisë së Tiranës unë kam dashur këtë, që të ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh me prodhim energjie në Tiranë. Që atëherë e kam mësuar që nuk ndërtohet një impiant përpunimi mbetjesh në Tiranën që unë drejtoja brenda vijës së verdhë”, tha Rama.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re