Ka përfunduar pak më parë mbledhja e kryedemokratit Lulzim Basha me kryetarët e PD-së në rrethe.

Në dalje të godinës, kreu i PD-së së Durrësit Ferdinand Xhaferaj u shpreh se vendimi i Bashës për përjashtimin e Berishës nga grupi parlamentar ishte më i vështiri i marrë ndonjëherë.

Ai theksoi se fakti që ishte një vendim i marrë në minutat e fundit të afatit limit do të thotë se Basha ka shfrytëzuar çdo mundësi për zgjidhjen e ngërçit para se të shkonte deri aty.

Xhaferaj tha se nëse nuk do të merrej ky vendim, PD do të përballej me kosto afatgjatë, gjë e cila do të ndikonte edhe shqiptarët për shkak të mënyrës se si po qeveris Rama.

Ferdinand Xhaferaj ka qenë ndër të parët në PD që mbështeti qendrimin pro SHBA-ve dhe gjetjen e një zgjidhjeje për kërkesat e tyre.

REMOTE_ADDR:[]

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re