Skip to content

Dëbimi i Berishës nga PD, Ilir Meta ironizon Bashën: Doktori është si vera, aq më shumë që koha kalon ai më i lirë dhe më demokrat bëhet

Presidenti Ilir Meta i ka dalë në krah aleatit të vjetër Sali Berisha.

Ai është pyetur mbi vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha, për përjashtimin e ish-kryeministrit nga grupi parlamentar.

Meta ka thënë se Berisha me vitet bëhet edhe me tepër demokrat.

“Berisha është si vera, aq më shumë që koha kalon ai më i lirë dhe më demokrat bëhet”, u shpreh Meta.