Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi ka reaguar në lidhje me incidentin në Bulqizë, ku gazetari i ‘News24’ Enver Doçi është dëbuar me dhunë nga takimi i Partisë Socialiste.

tedi-blushi-1-770x386-1

 

Blushi në ‘Facebook’ shkruan se dhuna kriminale ndaj gazetarëve duhet të ndalohet, pasi nuk është hera e parë që ndaj Doçit është përdorur forcë, ku bëri thirrje që drejtësia t’i japë ndëshkim të merituar badigardit të zvkryeministres, Belinda Ballukut.

Sakaq shtoi se “Një regjim i ngritur mbi propagandën, mashtrimin, censurën, në “lajmet” me “kaseta dhe montazhe të gatshme”, që hedh në erë me tritol bizneset e pronarëve të mediave, mbyll televizionet dhe i ble të tjerat me paratë e korrupsionit, nuk është gjë tjetër veçse armik i fjalës së lirisë, i transparencës dhe demokracisë”.

Postimi i plotë:

Ndal dhunës kriminale ndaj gazetarëve!

I telefonova gazetarit kurajoz të Neës 24, kolegut të nderuar, z.Enver Doçi për t’i shprehur të gjithë solidaritetin dhe mbështetjen, pas dhunës që u ushtrua sot në Bulqizë ndaj tij, në krye të detyrës, nga badigardi i Zv/Kryeministres Ballaku!

Nuk është hera e parë që ndaj kolegut Doçi ushtrohet dhunë nga banditë me uniformë! Ndaj i bëj thirrje drejtësisë që frymëzuesit dhe autori i dhunës të marrë ndëshkimin e merituar ligjor!

Kjo ngjarje shumë e rëndë, ndodh vetëm pak ditë pasi “Reporterët Pa Kufij” e renditën Shqipërinë të fundit në rajon për lirinë e medias dhe dhanë alarmin për kushtet shumë të rënda në të cilat punojnë reporterët tanë.

Një regjim i ngritur mbi propagandën, mashtrimin, censurën, në “lajmet” me “kaseta dhe montazhe të gatshme”, që hedh në erë me tritol bizneset e pronarëve të mediave, mbyll televizionet dhe i ble të tjerat me paratë e korrupsionit, nuk është gjë tjetër veçse armik i fjalës së lirisë, i transparencës dhe demokracisë!

Ndaj më 14 Maj është dita për Ndëshkim!

 

 

 

 

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re