Skip to content

Dëbimi nga Basha, Berisha publikon një video me zemër të thyer: Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral

Sali Berisha duket shumë i lënduar nga dëbimi që i bëri kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha nga kjo forcë politike.

Ai ka shpërndarë në rrjetin social Facebook një video me zemër të thyer dhe me një mesazh:

“Pabesia njerëzore thyen çdo normë dhe çdo moral”, shkruhet mbi videon e përcjellë nga Berisha.

Dëbimi i Berishës nga PD erdhi pas shpalljes së tij “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për minim të demokracisë dhe korrupsion për favorizimin e familjarëve dhe aleatëve. (TemA)