Me uljen e temperaturave në juglindje, reshjet e para të dëborës kanë zbardhur të gjithë zonën malore.

 

Reshjet të cilat nisën mbrëmjen e së shtunës dhe që vijuan deri në mesnatë edhe pse me intensitet të ulët, kanë shkaktuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve ne segmentin e Dardhës, ku është bërë kriposja dhe pastrimi i rrugës.

 

Në fshatin turistik si dhe në majën e Bigllës trashësia ka arritur deri ne 2 cm.

 

Sipas autoritetit lokal të rrugëve, nga reshjet u përfshinë edhe zona te tjera te juglindjes si Voskopoja dhe Qafa e Qarrit, por nuk ka probleme kalimi në asnjërën prej tyre.

 

Ulja e temperaturave ka përfshirë edhe zonat e verilindjes, ku në lartësi ka patur ngricë, erëra të forta e reshje të lehta dëbore.

loading...